Itali, 8 të vdekur nga përmbytjet e papritura në Kalabri

Itali, 8 të vdekur nga përmbytjet e papritura në Kalabri

Tetë persona, 4 gra dhe 4 burra humbën jetën nga përmbytjet e  sotme në zonën e Kalabrisë në Itali, nga një shi i rrëmbyeshëm.

Autoritetet italiane thonë gjithashtu se pesë persona të tjerë u plagosën, ndërsa u shpëtuan 11.

Mësohet se viktimat dhe të plagosurit ishin një grup që po bënin rafting.

Mes personave që u shpëtuan ishte edhe një fëmijë, i cili u dërgua me helikopter për në spitalin e Cosenzas.

Çështjen po e ndjek nga afër edhe kryeministri i Italisë Giuseppe Conte.

EMISIONET