Itali, 40 vite burg për grupin mashtrues, në kërkim 8 shqiptarët

Itali, 40 vite burg për grupin mashtrues, në kërkim 8

Pas dy vitesh proces hetimor e 4 vite nga ngjarja, Prokuroria e Romës ka marrë vendimin për dënimin me 40 vite burg ndaj 9 personave. Tetë shqiptarë e 1 shtetas italian të akuzuar për mashtrim, përvetësim, kërcënim e zhvatje ndaj një shtetasi italian.

Ngjarja ka ndodhur 4 vite më parë në Shqipëri ku sipas autoriteve të drejtësisë italiane të 9 personat e dënuar kishin ngritur në këmbë një skenar të sajuar mashtrimi në dëm të shtetasit italian e me qëllim përvetësimi parash. E gjitha kjo në bashkëpunim me policë të korruptuar shqiptarë.

Ky grup kriminal kishte kryer mashtrime të ngjashme dhe në vendet e tjera të Europës si në Gjermani ku dy motrat Alketa e Lindita Progni ishin arratisur për ti shpëtuar arrestimit në Shqipëri.

Të gjithë shqiptarët e këtij grupimi mashtrues janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

EMISIONET