Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur në një aksident në Livorno. Mediat në Itali raportojnë se i riu shqiptar po udhëtonte me motor, ndërsa ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke mbetur i bllokuar në hekurat e rrethimit të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur paraditën e së dielës rreth orës 11:20.

Shqiptari ka marrë dëmtime në të gjithë trupin dhe ka një plagë të rëndë. Policia që ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/