Itali, 25 vjeçari shqiptar del nga koma dhe flet për sulmin me armë në parking

Itali, 25 vjeçari shqiptar del nga koma dhe flet për sulmin me

Një 25 vjeçar shqiptar i cili u plagosur dhe përfundoi në agoni para dhomës në urgjencën e poliklinikës, doli nga koma dhe është marrë në pyetje nga karabinierët.

I riu u gjet të shtunën me një plagë të rëndë në fytyrë dhe një plage nga armë zjarri në këmbë.

Ai u dërguar nën kujdes intensiv në Spitalin Baggiovara, para se të transferohet në repartin ortopedik.

Atje është marrë në pyetje nga karabinierët ku ka dhënë deklarata të "mjegullta". 25-vjeçari raportoi rrahjen në zonën e Bruciata, që ndodhi në parkun e makinave të restorantit La Capannina.

Ndërkohë, karabinierët kanë marrë në pyetje edhe dy shqiptarë të tjerë që kishin lënë të plagosurit para spitalit të Modenas. Hetimi mbi vrasjen në tentativë vazhdon edhe pse rindërtimi i skemës së krimit është kompleks.

Ndër shkaqet e mundshme pas dhunës janë disa biznese që ndoshta u lidhën keq me trafikun e drogës dhe prostitucionin.

EMISIONET