Shoqëria civile kritika PS-së për reformën zgjedhore: Propozimet joserioze dhe jofunksionale

Shoqëria civile kritika PS-së për reformën zgjedhore:

Drafti i propozuar nga Partia Socialiste për reformën zgjedhore cilësohet joserioz dhe jofunksional nga shoqëria civile. Instituti i studimeve politike vlerëson se masat e propozuara nuk përmbushin përgjegjësitë që rrjedhin nga Kushtetuta.

Shoqëria civile e kritikon draftin e PS për fazën e parë të reformës zgjedhore duke e cilësuar si të paplotë, joserioz dhe jofunksional. 

Në dokumentin e dërguar në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Instituti i Studimeve Politike vlerëson se reforma zgjedhore funksionale kërkon më shumë ndërhyrje se sa ndryshimet e ofruara nga ekspertët e PS-së.

 Pavarësisht se shtrirja e monitorimit të financimit elektorale deri në 6 muaj para zgjedhjeve shihet se pozitive, sipas ISP-së bie ndesh me Kushtetutën.

"As risitë e draftit dhe as masat e propozuara nuk arrijnë të përmbushin përgjegjësitë që burojnë nga neni 9 i Kushtetutës së Shqipërisë, sipas të cilit, burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike".

Lidhur me problemet e shitblerjes së votës, ku sipas socialistëve mjafton një deklaratë e kryetarëve të partive politike, për Institutin e Studimeve Politike është një propozim jo serioz.

"Problematikat e cituara në nenin 7 janë headline në listën e shqetësimeve në dy zgjedhjet e fundit, ndërkohë që zgjidhja që ofrohet nga drafti i propozuar është jo vetëm krejtësisht i parëndësishëm, por edhe jo serioz në gjuhë e zgjedhje".

Edhe për selinë blu, deklarata e kryetarëve të partive që i jep fund shitblerjes së votës është një propozim jo serioz.

Nga ana tjetër socialistët mendojnë se PD duhet të sjellë propozimet e saj dhe jo të kritikojë draftin e tyre.

Në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Reformës Zgjedhore pritet të jenë të pranishëm edhe aktorët e shoqërisë civile, ku do të diskutohet publikisht mbi draftin e propozuar nga ekspertët.

Kliko këtu për të lexuar komentet e ISP lidhur me draftin e ndryshimeve ne KZGJ.

EMISIONET