Ish-ylli i Realit të Madridit, Jorge Valdano pretendon se Cristiano Ronaldo do të humbasë më shumë se "Los Blancos" nëse bashkohet me Juventusin.

Ronaldo vazhdon të jetë i lidhur me një transferim tek Juventusi, por Valdano, i cili përfundoi karrierën e tij me Realin në vitet 1980, para se të bëhej trajner i tyre, drejtori sportiv dhe menaxheri i përgjithshëm paralajmëroi se numri 7 do të ishte budallallëk që të largohej nga "Santiago Bernabeu".

"Largimi nga Reali i Madridit nuk është një vendim i zgjuar. Unë mendoj se Cristiano Ronaldo është një njeri shumë i zgjuar, por nëse portugezi duhet të largohen, ai do të të humbasë më shumë se Reali i Madridit. Largimi i tij nga "Bernabeu" do të ishte një budallallëk i madh".-tha argjentinasi për "Onda Cero".

/Ora News.tv/