Ish-trajneri i Realit: Benzema nuk është egoist

Ish-trajneri i Realit: Benzema nuk është egoist

Sulmuesi francez Karim Benzema nuk po kalon një periudhë pozitive, duke marrë në këtë mënyrë kritika të shumta nga tifozët e Realit të Madridit. Megjithatë, ish-trajneri i tij, Zinedine Zidane ka menduar t'i dal në mbrojtje sulmuesit të "Galaktikëve", duke theksuar se ai nuk është egoist dhe luan shumë për ekipin.

“Karim ishte shumë i rëndësishëm për baraspeshën në skuadër në terma se si ti të organizosh një skuadër sulmuese. Ai ndihmon për të implementuar lojën me posedim të topit dhe është një lojtar ekipor. Ai sakrifikohet në çdo pozitë dhe është një lojtar ekipor”.- tha Zizu.

Ndryshe nga sezonet e shkuara, sezoni 2018-2019 ka nisur mirë për Benzema i cili ka shënuar katër herë në 3 javët e para të La Liga. Takimi i radhës për Realin e Madridit është ai kundër Athletic Bilbao, ndërkohë që do të synojë mbrojtjen e titullit të Champions League për herë të katërt rrjesht ndaj Romës më 19 shtator në "Santiago Bernabeu".




EMISIONET