Profesori dhe ish-themeluesi i PD Shenasi Rama në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në RTV Ora, teksa komentoi shkurtimisht reformën në drejtësi tha se paria e Tiranës nuk ka asnjë interes që kjo reformë në drejtësi të bëhet siç duhet.

Rama tha se në Shqipëri nuk ka një të mirë dhe një të keq, por sëbashku Basha, Meta, Berisha dhe Basha janë duke punuar kundër shqiptarëve.

Shenasi Rama: Paria e Tiranës, jo vetëm Edi Rama, që është padyshim faktori kryesor sepse po kërkon të luajë me 3 - 4 porta, por edhe partneri i tij i ngushtë që është krijesë e të njëjtës strukturë, Lulzim Basha, edhe guerrilasi i vetëshpallur Ilir Meta edhe të gjithë këta që janë aventurierët e tranzicionit nuk kanë asnjë interes që kjo reformë në drejtësi të bëhet siç duhet dhe të mbërrijë qëllimet që duhet. Kjo reformë në drejtësi kundërshtohet nga të gjithë. Të gjithë po e trajtojnë atë si një agresion të hapur ndaj parisë së Tiranës. Secili nga ata po mundohet të bëjë punën e vet, Basha, Meta, Berisha dhe Rama. Mos kërkoni të mendoni se këtu ka një të mirë dhe një të keq. Këta janë të gjithë bashkë kundër shqiptarëve.


/Ora News.tv/