Ish-kryebashkiaku i lë 4 milionë euro bashkisë që drejtoi

Ish-kryebashkiaku i lë 4 milionë euro bashkisë që drejtoi

Ish-kryebashkiaku Carlo Nicoli i ka lënë 4 milionë euro trashëgimi Bashkisë së Fornovo San Giovanni në Itali.

Nicoli vendosi që t'ia lërë trashëgiminë e tij bashkëqytetarëve në Bashkinë ku ai drejtoi për dy mandate, në vitin 1962 dhe në vitin 1975.

Ishte kryetari aktual i Fornovo San Giovanni që njoftoi lajmin gjatë mbledhjes së këshillit duke i befasuar të gjithë.

Dihej që Nicoli kishte lënë një trashëgimi por askush nuk e kishte imagjinuar një shifër të tillë.

Nicoli, i cili vdiq në dhjetor të viti 2016 la një shumë prej 2.5 milionë euro kesh, aksione, letra me vlerë si edhe 3 apartamente në Bergamo, 1 në Treviglio, tokë dhe një shtëpi rezidenciale në Fornovo. Dhe e gjithë pasuria shkon në një vlerë rreth 4 milionë euro.

U deshën 2 vite e gjysmë dhe një proces i gjatë burokratik për të formalizuar dhe zbuluar sesa ishte vlera e plotë e trashëgimisë.

"Të ardhurat do të përdoren për shërbime publike,"-siguroi Piana. "E njihja shikimin e Nicoli, ishte një person i revervuar dhe nuk e prisja këtë gjest që na nderon."

EMISIONET