Ish kampioni i botës kritikon ashpër Barçën: Është klub palaçosh

Ish kampioni i botës kritikon ashpër Barçën:

Futbollisti francez, Christophe Dugarry, i cili ka veshur fanellën e Barcelonës për një vit në periudhën 1997-98, ka kritikuar ashpër ish-skuadrën e tij duke e quajtur ekipin katalanas “klub palaçosh”.

Problemet me rezultatet, ndryshimet e trajnerëve dhe zënka e fundit mes Lionel Messit dhe drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidal, ka turbulluar ujërat tek kampionët në fuqi të Spanjës. Dugarry, fituesi i Kupës së Botës 1998 tha për RMC Radio se Barcelona e ndodhet në vështirësi dhe se nuk ka elegancë.

“Është klub palaçosh. Gjithçka bëhet mbrapsht. Të jep përshtypjen se s’ka asnjë projekt në klub. Prioriteti i vetëm është që presidenti të rizgjidhet. Ata s’e kuptojnë njëri-tjetrin. Që nga largimi i Xavit dhe Iniestas, ata kanë shpenzuar shumë para, duke mos arritur të gjejnë zëvendësues të përshtatshëm apo me aq cilësi të barabarta. 

Ata kanë probleme dhe mbi të gjitha kanë një imazh shumë të keq. Për një klub të këtij niveli, ata kanë shumë njerëz që s’kanë elegancë. Me të vërtetë është një klub që s’ka aspak klas”.

EMISIONET