Isco mendon largimin, Reali ka gati alternativat

Isco mendon largimin, Reali ka gati alternativat

Shpresat e Isco për të qëndruar gjatë te Reali i Madridit kanë marrë një goditje të fortë mbrëmjen e djeshme, ku mesfushori spanjoll është vënë në shenjestrën e tifozëve të "Los Blancos", duke e fërshëllyer lojën e tij.  

Një situatë që është vënë re dhe nga drejtuesit e kampionëve të Evropës, me Florentino Perez që ka nisur punën zëvendësuesin e tij. Sipas burimeve pranë klubit Merengues, katër janë emrat më të lakuar, ku spikat ai i Christian Eriksen.

Danezi i Tottenham Hotspur po shkëlqen në Premier League dhe jo vetëm, duke ngjallur interesin e gjigandit spanjoll, që është i gatshëm të përpilojë ofertën që kënaq 26 vjeçarin dhe "Gjelat". Eriksen ka qënë një element kyç te Tottenhami i Pochetinno, duke dhuruar 6 asiste në 13 ndeshje të Premier League.

Një tjetër emër interesant është ai i Miralem Pjanic. Boshnjaku i cili po luan rregullisht te Juventusi i Massimiliano Allegrit shihet si alternativë për Realin e Santiago Solarit. 28 vjeçari po  luan sezonin e tretë dhe ndryshimi i ambjentit mund të jetë një synim i gjallë për të.

Pjesë e kësaj liste janë edhe emra të njohur në klub, me James Rodriguez dhe Mateo Kovacic që pritet të bëjnë prapakthehu. Kolumbiani i ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e Bayern Munich, dhe gjermanët nuk pritet të shfrytëzojnë opsionin e blerjes përfundimtare të tij, duke e lënë atë të kthehet i qetë drejt Madridit. Sa i përket kroatit, Kovacic nuk po gjen një vend stabël në formacionin e Maurizio Sarrit, dhe Chelsea, ashtu si Bayern mund të heq dorë nga blerja e kartonit të tij.

Megjithatë, këto janë vetëm hamendësime, pasi më parë duhet gjetur një blerës për Iscon dhe më pas të lëvizin kartat për të transferuar zëvendësuesin

EMISIONET