Isco "driblon" PSG-në, vendos për skuadrën e ardhshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2018, 17:20
Pavarësisht zërave që e lidhin me Paris Saint Germain, Isco Alarcon ka pohuar se është i lumtur te Reali i Madridit.
"Nuk mendoj të largohem në merkaton e dimrit. Unë jam shumë i lumtur, qëllimi im është të fitoj shumë tituj me Realin e Madridit ",-tha ai për "Deportes Cuatro".
Mesfushori nuk preferohet si titullar nga Santiago Solari dhe e ardhmja e tij në "Santiago Bernabeu" është vënë në pikëpyetje.