Real Madrid ka kapur ritmin e lojës muajin e fundit. Shumë nga lojtarët e Zidane kanë kontribuar në situatën e tyre pozitive, e cila vazhdoi me fitoren 4-0 të së shtunës ndaj Alaves.

 Lucas Vazquez dhe Marco Asensio kanë luajtur mirë kur u është dhënë mundësia dhe të dy po luftojnë për një vend në formacion kundër Paris Saint-Germain më 6 mars, ndërkohë që  Zinedine Zidane mund të luajë edhe Isco ose Gareth Bale.

Keylor Navas, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Marcelo, Casemiro, Toni Kroos, Luka Modriç dhe Cristiano Ronaldo do të startojnë të gjitha në Paris.

 Trajneri i “Los Blancos”  ka mundësi  të luajë në qendër të mbrojtjes Nacho-n ose Raphael Varane, ai do të vazhdojë të besojë në përvojën e Karim Benzema dhe i duhet të zgjedhë një nga Lucas, Asensio, Isco ose Bale.

"Ka shumë lojtarë të cilët tani konkurrojnë në një nivel të lartë", tha trajneri. “Kjo do të thotë që unë kam probleme, kur është fjala për zgjedhjen e formacionit".

Uellsiani u kthye si startues kundër Alaves dhe luajti mirë në krahun e majtë.  Pastaj ka Asensio-n, i cili ka pasur një muaj mahnitës, edhe pse ai nuk mundi të luajë kundër Alaves pasi kishte dhimbje dhëmbi.

/Ora News.tv/