Investitorët në panik rreth koronavirusit, monedha bitkoin pëson një rritje të frikshme

Investitorët në panik rreth koronavirusit, monedha bitkoin pëson

Bitkoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore ose një administrator të vetëm.

Çmimi i një bitkoini (XBT) tashmë ka arritur në 9,300 dollarë. Bitkoin është rritur gati 10% këtë javë dhe ka fituar 30% më shumë vlerë që nga fundi i vitit 2019. Ishte fillimi më i mirë i vitit për bitkoinin që nga 2012.

Shqetësimet për përhapjen e shpejtë të koronavirusit është një faktor që rriti bitkoinin, por nuk është i vetmi faktor që ndihmon për të shtyrë më lart bitkoinin.

"Kjo rritje e bitkoinit mund t'i atribuohet paqartësive ekonomike në vazhdim," tha Shaun Djie, CEO i kompanisë dixhitale të markave Digix në komentet e dërguara në CNN Business.

Djie përmendi shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë, shqetësimet e Brexit dhe tensionin politik midis Japonisë dhe Koresë së Jugut, si faktorë që kanë rritur çmimet e bitcoin. Por koronavirusi është dukshëm katalizatori më i madh kohët e fundit.

"Rritja e çmimit të bitkoin lidhet me shpërthimin e vazhdueshëm të koronavirusit," tha Djie.

Në këtë kuptim, ky trend rritës i bitkoin është i ngjashëm me atë të arit. Çmimi i metalit i verdhë gjithashtu është rritur këtë muaj.

EMISIONET