Investimet e huaja, Gjika: Ti u thua vihet në Shqipëri. Kur të pyet ku e ke familjen, u përgjigjesh jashtë shtetit

Investimet e huaja, Gjika: Ti u thua vihet në Shqipëri. Kur të

Kreu i Dhomës së Fasonëve, Gjergji Gjika, ngre shqetësimin për klimën e biznesit në vend.

I ftuar në "Ekopolitikë", ai thotë se sot ke një ofertë negative për investimet në Shqipëri pasi fuqia punëtore po rudhet çdo ditë.

Ai tregoi eksperiencën e tij, duke u shprehur se në fasoneri çdo vit u ikin jashtë 12% e të punësuarve.

Gjika: Deri dje nuk kishte ofertë për investime në Shqipëri. Sot ka ofertë, kjo është shenjë e mirë. Vetëm se ka një problem, oferta është negative. 

Më mirë të mos kishe ofertë sesa ka një ofertë negative për të investuar në Shqipëri. 

Këta biznesmenë të parët pyesin kolegët e tyre a vihet në Shqipëri apo jo, a investohet në Shqipëri apo jo? 

Ti i thua vihet dhe kur të pyet ku e ke motrën, i thua jashtë shtetit. Ku e ke familjen, jashtë shtetit.Ne na ikin rreth 12% të punësuarve tanë mesatarishit në vit jashtë shtetit. Për çfarë do të vijë ai?" 



EMISIONET