BOOM publikon skandalin: Supermarketet shesin produktet e bllokuara nga AKU

Emisioni "BOOM" u interesua pranë AKU-së se çfarë ndodh me produktet e skaduara që bllokohen në subjekte të ndryshme në vend, ku magazinohen dhe si kryhet procesi i asgjesimit.

Në një përgjigje për emisionin, AKU thotë se  "sasitë e produkteve të bllokuara mbahen të magazinuar (me vula sigurie) në ambjentet e secilit subjekt ku është konstatuar problematika, ku do të qëndrojnë deri në marrjen e masave të nevojshme për të kryer procesin e asgjesimi.

Autoriteti Kombetar i Ushqimit eshte monitorues i procedures se asgjesimit i produkteve ushqimore, e cila fillon me kërkesë të vetë subjektit kur mbaron afati i përdorimit të ushqimeve".

Pra inspektorët e AKU vendosin gjobën dhe produktet e bllokuara mbeten aty deri në momentin që vetë subjekti do të bëjë kërkesë për asgjesimin e tyre.

Por çfarë ndodh realisht në terren? "BOOM" verifikoi një rast në Rrogozhinë. AKU në faqen e saj kishte bërë një njoftim për një inspektim të kryer në një supermarket atje ku kishte bllokuar produkte të pasigurta dhe kishte gjobitur subjektin.

"BOOM" bëri një investigim në këtë supermarket 17 ditë pas  inspektimit të AKU-së dhe pa që majoneza e bllokuar pak ditë më parë ka dalë sërish në shitje.

Teorikisht AKU vendos gjoba dhe bllokon produkte, ndërsa në praktikë ushqimet e bllokuara vijojnë të shiten në supermarkete.



EMISIONET