Interi po mendon që tani për merkaton e verës ku priten të afrohen emra të rëndësishëm.

Sipas gazetës italiane "Tuttosport", zikaltërit kanë "shënjestruar" mesfushorin e Romës, Luca Pellegrini.

22 vjecari shihet si përforcim i duhur për sezonin e ardhshëm.

Me klubin e Romës, lojtari ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021, me klauzolë 30 milionë euro.

Ai u bashkua më verdhëkuqtë në vitin 2017 nga skuadra e Sassuolos për shifrën e 10 milionë eurove.

Largimi i Eusebio di Francesko nga stoli i kryeqytetasve, mund ta shtyjë lojtarin të transferohet drejt një ekipi tjetër.

Interi qëndron në "pole position" për të siguruar shërbimet e Pellegrinit.

/Ora News.tv/