Interi "i gjymtuar" kundër Chievo-s, Vecino rrëzikon ndeshjen ndaj Juventusin

Interi "i gjymtuar" kundër Chievo-s, Vecino rrëzikon

Fitorja 3 me 1 e Interit në “Sardegna” kundër Cagliarit, i ka kushtuar shtrejtë teknikut Spaletti që ka humbur shërbimet e 3 lojtarëve shumë të rëndësishëm për skemat e tij. Pas egzaminimeve të specializuara, mjekët e zikaltërve kanë konfirmuar dëmtimin në kofshën e majtë të mesfushorit Vecino.

Uruguajani i cili do mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Chievos është në dyshim edhe për takimin që zikaltërit kanë pas dy javësh ndaj Juventusit.

Përveç mesfushorit Vecino, trajneri Spalletti nuk do të ketë në dispozicion as mesfushorin tjetër Gagliardini, si dhe mbrojtësin Miranda me lojtarët që janë suspenduar për shkak të kartonit të marrë në ndeshjen ndaj Cagliarit. 

EMISIONET