Inter tenton sërish për Rafinha, rezervon takim me Barcelonën

Inter tenton sërish për Rafinha, rezervon takim me Barcelonën

"Telenovela" që dërgon Rafinha tek Inter duket se është futur në seritë e fundit.

Agjenti i mesfushorit brazilian ka konfirmuar se Inter do të takohet me Barcelonën 'avën e ardhshme për të zgjidhur të ardhmen e 24 vjeçarit.

"Ne jemi ende duke pritur. Inter dhe Barcelona do të kenë një takim javën e ardhshme për të zgjidhur këtë problem, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.

 "Mungesa në Kampionati Botëror? Nuk është e lehtë për një lojtar që kalon sezon të mirë dhe papritmas dëmtohet. Duke ditur se jeni në një formë të mirë dhe jeni ndalur nga një lëndim, ju bën shumë dëm. Ai e dinte se po humbiste lojëra të rëndësishme dhe rënia e motivimit ishte e madhe. Rimëkëmbja ishte shumë e gjatë dhe trajneri i Brazilit, Tite nuk ia dha shansin ta njihte më mirë.Ishte shumë keq për të gjithë ne në shtëpi, ku ai ishte i lumtur përsëri." -përfundoi agjenti dhe njëkohësisht babai i futbollistit.

Rafinha kaloi një fazë të dytë mjaft të mrekullueshme në "Guissppe Meaza" me Interin, duke e bërë që Luciano Spalletti të kërkoj sërish shërbimet e tij. Barcelona e vlerëson kartonin e Rafinha me rreth 35 milion euro.



EMISIONET