Pritej Arturo Vidal, por Inter i befason të gjithë me akordin me Christian Eriksen.

Mesfushori i Tottenham Hotspur është futur në muajit e fundit të kontratës në Londër dhe kjo ka rritur gjasat e një kalimi te një tjetër skuadër.

Inter kuotohet si ekipi favorit për të arritur te danezi, me ekspertin e merkatos, Luca Marchetti që pohon se Eriksen është kthyer në objektivin kryesor për zikaltërit. Madje, mediat daneze kanë shkuar edhe më tej, duke zbuluar se oferta prej 20 milionë euro e Interit për 27-vjeçarin ka bindur Tottenham Hotspur që ta lë të lirë që në merkaton e janarit.

Megjithatë, Eriksen nuk do të jetë goditja e vetme e Interit në këtë merkato janari. Arturo Vidal po e shikon veten gjithnjë e më larg Barcelonës dhe kalimi në "Giuseppe Meazza" mund të bëhet për shifrën e 20 milionë euro.

Ndërkaq, rrugën e daljet mund ta marrë Matteo Politano, që është opsion për të firmosur sërish në Seria A, pasi kërkohet nga ekipe si Napoli, Roma dhe Fiorentina.

/Ora News.tv/