Inter mendon për të ardhmen, "blindon" mbrojtjen dhe portën

Inter mendon për të ardhmen, "blindon" mbrojtjen dhe

Shtatori do të jetë muaji i rinovimeve te Inter. Në fakt, zikaltërit kanë përgatitur rinovimin e kontratave për dy lojtarët më të rëndësishëm të klubit, D'Ambrosio dhe Handanovic.

Sipas "FCInterNews.it", dy futbollistët do të rinovojnë me një vit kontratën me klubin nga Milano. Raporti pretendon se data e skadencës së kontratës të vulosët në qershorin e vitit 2022, ku natyrisht do të ketë përmirësim të kushteve.

Nga 1.7 milionë euro që përfitojnë aktualisht, D'Ambrosio dhe Handanovic do të fitojnë 2.2 milionë euro plus shpërblime gjithmonë nëse vendosin të rinovojnë. Në ditët në vijim, pritet njoftimi zyrtar nga ana e klubit.



EMISIONET