Inter me goditje "blic", firmos me sulmuesin amerikano-jugor

Inter me goditje "blic", firmos me sulmuesin amerikano-jugor

Sezoni aktual po luan javët e fundit dhe shumë skuadra janë duke u përpjekur për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, Inter po mendon për merkaton, me Lautaro Martinez që tashmë ka rënë dakord për kushtet me zikaltërit.

Mediat në Argjentinë sugjerojnë se 20-vjeçari do të jetë në Milano brenda 14 ditëve të ardhshme për të kryer testet e tij mjekësore.

Ai ka qenë i mrekullueshëm këtë sezon, duke shënuar 15 gola me pesë asistime në 21 ndeshje, duke përfshirë pesë gola në vetëm katër ndeshje Copa Libertadores.

Besohet se Inter do të paguajë këstin e parë në korrik 2018, dhe shumën e mbetur vitin e ardhshëm. Interi do ti paguaj Argjentinasve rreth 25 milionë euro për sulmuesin.

EMISIONET