Interi ka shfaqur interes për të nënshkruar në merkaton e verës me sulmuesin e PSG, Edinson Cavani. 33-vjecari do të ishte një goditje e madhe nga zikaltrit, pasi i përfundon kontrata në 30 qershor.

Inter synon të nënshkruajë me Edinson Cavani, të cilit i përfundon kontrata me Paris Saint-Germain më 30 qershor.

El Matador ishte afër zikaltërve në vitin 2010. Me 30 gola në dy sezone, uruguaiani e kishte imponuar veten si një protagonist i shkëlqyer në Palermo më të fortë në histori, me 65 pikë në Seria A.

Cavani në moshën 23 vjeçare kishte gjithçka për të depërtuar në një klub të shkëlqyer dhe Massimo Moratti ishte në pole position për ta blerë, por mirënjohja e tepruar ndaj protagonistëve të tripletës bëri që operacioni të dështojë.

Vetëm gjashtë muaj më vonë, Moratti u pendua për zgjedhjen, sepse Inter pësoi një rënie të shpejtë ndërsa uruguajani i kaloi Napolit për "vetëm" 17 milion euro – dhe shpërtheu, duke u bërë makthi i mbrojtjeve italiane dhe evropiane.

Pas Napolit ai kaloi tek PSG për 64 milion euro duke qenë protagonist absolut, por tani Cavani duket se dëshiron të ndryshojë ambient dhe Interi po konsideron mundësinë për ta afruar me parametra zero.

Sipas mediave italiane, agjentët e sulmuesit, përveç studimit të një rinovimi të mundshëm me PSG- me shifra më të ulëta, ia kanë ofruar atë Interit, me Marottan që do të mendonte për këtë, duke pasur parasysh paqartësinë për të ardhmen e Lautaro Martinez dhe Icardi-t, i cili nuk është në planet e tyre.

Mertens dhe Giroud janë në foksus, por për momentin asnjë nuk duket afër. Në këto kushte Cavani do të ishte një goditje me kosto të ulët, por do të ketë konkurencë, sepse Cavani (33 vjec) mbetet një lojtar i shkëlqyer që mund të luajë të paktën një sezon tjetër në nivele të larta.

/Ora News.tv/