Inter godet në merkato, "dhuratë" nga Anglia për Conten

Inter godet në merkato, "dhuratë" nga Anglia për Conten

Manchester United është kthyer në një "supermarket" për Interin.

Pasi zyrtarizuan Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchez, zikaltërit kanë arritur akordin me një tjetër futbollist të "djajve të kuq". Bëhet fjalë për Ashley Young, që ka vendosur për të vijuar karrierën larg "Old Trafford".

Mediat italiane dhe ato britanike bëjnë të ditur se Inter ka arritur akordin me United për ta marrë Young në Milano për shifrën e 1.5 milionë euro.
34-vjeçari pritet të fluturojë drejt Italisë në ditët e ardhme për t'iu nënshtruar vizitave mjekësore.
 
Kështu, mbrojtësi i krahut të djathtë vendos që të largohet nga United pas 9 vitesh, teksa ka luajtur 192 takime duke shënuar edhe 15 gola. Më parë ka luajtur edhe për Watford e Aston Villa, ndërsa për kombëtaren e "Tre Luanëve" ka shënuar 7 gola në 39 takimet e zhvilluara.

EMISIONET