Inter fiton "derbin" në sprintin final

Inter fiton "derbin" në sprintin final

Inter nuk njeh pengesa në këtë merkato vere. Skuadra zikaltër ka përfunduar marrëveshjen me mesfushorin e Sassuolo, Stefano Sensi.

Kartoni i 23 vjeçarit i ka kushtuar 27 milionë euro arkave të klubit, 12 milionë më shumë se oferta e rivalëve të qytetit, Milani.

"Jam shumë i lumtur me zgjedhjen që kam bërë dhe pres një sezon të mirë".-ishin fjalët e para të Sensit.

Lojtari i kombëtares italiane është firma e 3-të për Interin, pas zyrtarizimit të Godin dhe Lazaro. Ai ka firmosur një kontratë që e mban zikaltër deri në verën e vitit 2023.



EMISIONET