Pas sigurimit të firmës me Stefan De Vrij, Inter ka realizuar goditjen e dytë në merkaton e verës.

Mbrojtësi ganez i Juventusit, Kwadwo Asamoah thuhet se ka përfunduar vizitat mjekësore tek klubi zikaltër, përpara se të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Asamoah ka kaluar gjashtë sezonet e fundit me bardhezijtë por kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe nuk duket se ai do të rinovoj kontratën.

Asamoah tani mund të nënshkruajë kontratën e tij me këtë klub të ri, i cili besohet të jetë një marrëveshje trevjeçare deri më 30 qershor 2021.

/Ora News.tv/