Inter arrin akordin me nënkampionin e botës, zbulohen shifrat

Inter arrin akordin me nënkampionin e botës, zbulohen shifrat

Inter njoftohet se ka rënë dakord për një kontratë prej 24.5 milion euro me Atletico Madrid për mbrojtësin e djathtë Sime Vrsaljko.

Sipas gazetarëve të "Sky Sport Italia", Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, Inter do të paguajë 6.5 milion euro për të nënshkruar me Vrsajlko për një huazim sezon, plus 500,000 euro në formë bonusesh.

Ndërkohë për blerjen përfundimtare, zikaltërit i duhet të paguajnë plot 17.5 milion euro, blerje që mund të vij sezonin e ardhshëm.

Kroati, i cili e ndihmoi vendin e tij të arrinte në finalen e Kupës së Botës muajin e kaluar, më parë luajti për Genoa dhe Sassuolo në Serie A.

Marrëveshje vjen menjëherë pas kërkeses së Luciano Spallettit, me teknikun që kërkoi të paktën dy lojtarë për sezonin e ardhshëm.

EMISIONET