Ingrit Gjoni zbulon projektin e rradhës, solo apo bashkëpunim?

Ingrit Gjoni zbulon projektin e rradhës, solo apo bashkëpunim?

Këngëtarja Ingrit Gjoni vazhdon me koncertet e saj muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj, por ka disa kohë që nuk ka ardhur me një këngë.

E ftuar në 'Mos i fol shoferit', ajo ka rrëfyer diçka nga projekti i ri që do sjellë pak kohë pas Vitit të Ri.

"Kam një projekt shumë interesant, shpresoj të kaloj vitin e ri, festat sepse nuk jam këtu. Pasi të kthehem do marrë 8 ditë kohë për veten për tu relaksuar për të shkuar në borë sepse nuk kam shkuar këtë vit. Vi në një bashkëpunim muzikor, me një vajzë dhe një djalë. Nuk po i tregoj emrat se akoma nuk e kam pjekur. Si këngë ka mbaruar, por si ide akoma jo," - tregoi ajo.

Dihet se Ingriti ideon të gjitha klipet e saj muzikore, por nuk zgjodhi teatrin si motra e saj Inisi pasi nuk kishte ndonjë dashuri të madhe për të.

Ndërkohë, Ingrit Gjoni nuk ka sjellë projekt muzikor që nga dueti me Gjeto Lucën 'Fustani Pika Pika', para 6 muajsh.

EMISIONET