Tregon infermieri shqiptar: Kthimi nga Italia pa përqafime vetëm përshëndetje në distancë

Tregon infermieri shqiptar: Kthimi nga Italia pa përqafime vetëm

Rikthimi i mjekëve dhe infermierëve nga misioni në Itali u prit me duartrokitje. Infermieri Korab Gjana tregon vështirësinë e punës që ka bërë atje dhe falënderimet e panumërta të pacientëve italian. Rikthimi në shtëpi shprehet ai, ishte si emocionues edhe i vështirë.

Lajmi për dërgimin  e 30 mjekëve dhe infermierëve  që shkuan në Itali për të luftuar ndaj koronavirusit u prit me sshuëm reagime, dikush spekuloi e dikush duartrokiti.

Një muaj kaloi shpejt dhe rikthimi i tyre në Shqipëri përsëri u duartrokit.

Infermieri Korab Gjana ishte një prej tyre.

Ai tregon Për Ora News emocionet dhe pasigurinë e ditëve të para. Ai ishte vendosur në një prej spitaleve me më shumë pacientë.

''Ka qenë problem kur kemi pasur pacientë me patologji të tjera, psikozë etj e cila e bën edhe më të vështirë dhënien e shërbimit. Gjithashtu ishte dhe rreziku më i lartë për tu infektuar, sepse ata nuk e kontrollonin veten dhe ishin të rrezikuar realisht nga veprimet e tyre.''

Kolegët italianë i pritën me entuziazëm dhe me shumë mirënjohje, tregon ai , ndërsa emocionuese ishin dhe falënderimet e pacientëve kur mësonin se po i shërbente një nga delegacioni shqiptar.

''I thoje jam filani nga delegacioni i Shqipërisë, ato na prisnin me kënaqësi të madhe. Ishim shumë me fat dhe po jetoja një satisfakjson shumë të madh në punë.''

Rikthimi në Shqipëri ishte emocionues, malli për familjen ishte i madh, por trishtimi qëndronte në faktin se nuk do të mund t'i përqafonin dot.

''Momenti që erdha ishte një moment shumë emocional por edhe shumë i trishtë sepse nuk arrija t'i takoja familjarët. Thjesht i përshëndesja në distancë dhe u akomodova në dhomën time.''

Në Itali ka pasur edhe shqiptarë të prekur me koronavirus megjithëse Gjana nuk pati mundësi ti shërbente asnjërit prej tyre, deklaron se fatmirësishët të gjithë shqiptarët e prekur kanë dalë nga spitali.


EMISIONET