Kryeministri Narendra Modi ka bllokuar hekurudhat në Indi deri në 14 Prill. Ështe hera e parë në 167 vjet që rrjeti hekurudhor më i vjetër i Azisë pezullohet.

Rrjeti hekurudhor ka vendosur të shndërrojë më shumë se 20,000 vagona të trenave, në reparte izolimi për pacientët ndërkohë që virusi po përhapet.

Rrjeti hekurudhor , i cili është operatori i katërt më i madh në botë dhe punëdhënësi më i madh i Indisë, tashmë operon 125 spitale në të gjithë vendin, kështu që ka ekspertizën për t'u zgjeruar në shtretërit e lëvizshëm.

Edhe pse sistemi spitalor i Indisë nuk është mbingarkuar akoma, trenat e paracaktuar mund të lehtësojnë një pjesë të presionit nëse numri i pacientëve me koronavirus fillon të rritet.

/Ora News.tv/