Indi, arratiset nga spitali një person i dyshuar me koronavirus

Indi, arratiset nga spitali një person i dyshuar me koronavirus

Policia indiane është vënë në ndjekje të një personi i cili dyshohej se ishte i infektuar me koronavirus.

Ai ishte shtruar në një spital në qytetin jugor të Mangalore, por u largua prej aty.

Burri u shtrua në spital menjëherë pasi mbërriti në Indi nga Dubai të dielën e 8 marsit.

Autioritetet i thanë BBC-së se ai ishte nxitur në spital nga aeroporti pasi shfaqi simptoma të ethe.

Megjithatë, ai kishte humbur nga spitali të hënën në mëngjes.

"Ekipi ynë i mbikëqyrjes ka shkuar në shtëpinë e tij së bashku me policinë për ta sjellë atë përsëri në spital,"  tha një zyrtar i departamentit të shëndetësisë për BBC.

Një raport në gazetën lokale Hindustan Times thotë se arratisja e tij erdhi disa orë pasi familjarët e tij hynë në spital, duke kërkuar që ai të lirohej. 

EMISIONET