Shqipëria nuk ka fituar asnjë pikë sa i përket zbatimit të ligjit. Në raportin e fundit, mbi sundimin e drejtësisë në botë vendi ynë renditet në vendin e 71 pas Indisë dhe Perusë, duke lënë pas Algjerinë, Burkina Fason, Marokun apo Guinenë.

Ndërkohë Serbia renditet në vend të 78 por duke u rritur me dy pikë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në vend të parë, ku drejtësia konsiderohet tërësisht e pavarur është Danimarka e ndjekur nga Norvegjia dhe Finlanda.

Lista mbyllet me Kongon, Kamboxhian dhe Venezuelën në vend të 126.

Sa i përket rajonit, Rumania është në vendin e 31-të me një pikë përkeqëson, Greqia në vend të 36 por me një përmirësim të ndjeshëm prek katër pikësh dhe Maqedonia në vend të 56.

Raporti ka paraqitur renditjen e shteteve dhe në faktorë të veçantë.

Sa i përket ndikimit të qeverisë në gjyqësor, kontrollit të zyrtarëve dhe balancimit të pushteteve Shqipëria renditet e 79-ta, duke lënë pas Zambian, Algjerinë, Malin etj., por pas shteteve si Pakistani, Jordania dhe Kenia.

Korrupsioni vazhdon të rëndojë në sistemin e drejtësisë. Në matjen mbi ryshfetet, ndikimi nga interesat dhe keqpërdorimi i fondeve shtetërore, Shqipëria renditet në vendin e 103-të para Nikaraguas, Nigerisë dhe pas Sierra Leone, Mozambig, Guatemala, Bankladesh etj.

Indeksi sa i përket mundësisë për ti zgjidhur çështjet paqësisht në një sistem civil të drejtësisë e rendit Shqipërinë në vend të 100, pas Angolës dhe Filipineve por para Liberisë dhe Indonezisë.

Ndërkaq renditemi në vend të 77 për sa i përket  qeverisjes së hapur dhe transparencës pas Serbisë, Kazakistanit, Grenadas, por para Madakaskarit, Burkina Fasos dhe Hungarisë.

Megjithatë në vendet e para, ndonëse në të 31, renditemi sa i përket sigurisë që shoqëria i jep personave dhe pronës duke lënë pas Maqedoninë dhe Portugalinë.


/Ora News.tv/