Imazhet satelitore të zjarrit në Kinetë të Greqisë janë publikuar nga shërbimi Europian Copernicus, që regjistron fenomenet dhe fatkeqësitë në kontinentin evropian nga hapësira.

Në një postim në Twitter, shërbimi tha se ngarkesa termike ishte aq e madhe sa që në disa të shtëna zjarri duket si një infra e kuqe.

Të dhënat përdoren gjithashtu për llogaritjen e zonës së djegur.

Sipas raportimeve zyrtare, deri tani janë gjetur vetëm 2 persona të vdekur në këtë zonë.

/Ora News.tv/