Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderohet me titullin më të lartë të Principatës së Monakos “Medalja e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit”.

Lajmin për titullin e ka bërë publik vetë Presidenti, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka posutar edhe foto nga takimi me Larësinë e tij, Alberti II.

“Shumë i nderuar për akordimin nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, të titullit më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit.

E konsideroj si vlerësim të përpjekjeve të përbashkëta në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona!” shkruan Meta.


/Ora News.tv/