Kreu i Shtetit, Ilir Meta në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar në Kosovë, ka ndaluar edhe tek familja e presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar edhe disa fotografi në faqen zyrtare Facebook, ku shkruan:

"Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.  Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon".


/Ora News.tv/