Presidenti Ilir Meta deklaroi se ishte gati të jepte dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias deklaronte se ai kishte shkelur Kushtetutën.


Gjatë intervistës dhënë gazetarit Cik Peka në Syri TV, Meta la te kuptohet se po bëhen lobime kundër tij në Venecia. 

lir Meta: Unë kam ca bëj do zgjedh rrugë të  tjera. Po sa herë qeveria e ka shkelur Kushtetutën? Sa here ka rrezuar qeveria vendime? Sa here ka rrezuar parlamenti pr/ligjet. Kush është pasoja e tyre asnjë. Po si gazetar më thuaj ku e kam shkelur Kushtetutën. Une bera dekret për të shfuqizuar dekretin tim. Parlamenti ben ligj për të shfuqizuar ligjin e tij. Kete e vërteton Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër.

Por jam 100% i bindur që kam respektuar Kushtetutën siç e kanë shkelur ata njeqind here Kushtetutën. Le të lobohet në Venecia, gjithë këto PPP që po kalojne do të marrin edhe ata patjetër, derisa nuk flasin.

Po kush eshte rruga tjeter? Meta thote se do vijoje te jete ne politike. 

Ilir Meta: Le të lobohet në Venecia. Patjetër unë në politikë do vazhdoj. Do mbroj dhe interesin kombëtar që janë vënë në pikëpyetje. Do përfaqësoj njerëzit që besojnë si unë. 

Një atdhe kam, të tjerë mund të kenë dhe dy. Unë do e mbroj interesin kombëtar deri në ditën e fundit. Unë një atdhe kam. Sorosi ka tre.. Ka Hungarine, Ameriken, nuk e di ke ka tjeter. 


Po si jane marredheniet e presidentit Meta me Ameriken. Kreu i shtetit ndau ne dy kategori: heronjtë e Amerikës dhe miliarderet

Ilir Meta: Raportet e mia me SHBA janë të shkëlqyera. Të tilla kanë qenë dhe të tilla do të jenë gjithmonë. Sepse nuk kanë qenë asnjëherë marrëdhënie klienteliste dhe asnjëherë marrëdhënie të kompromentuara, por në funksion të interesave të Shqipërisë dhe të SHBA. Këtu do të jemi dhe do ta shikojmë edhe në të ardhmen.         

Unë skam ndërhyrë asnjëherë në zgjedhjet amerikane. Nuk kam mbajtur asnjëherë asnjë krah. Nuk kam bërë asnjë fotografi me lek atje as të ligjshme dhe as të paligjshme. Kur kam kërkuar të vijë presidenti i amerikës ma kanë sjellë brenda ditës.

Marrëdhëniet e mia janë kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të shkëlqyera. Mua Amerika më duhet për interesa strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Marrëdhëniet e mia me heronjtë e Amerikës janë të paparë. Për miliarderët nuk kam ndonjë interes. Sepse ata më duan mua për punët e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kaq. Nuk ka politikan në Shqipëri që të ketë qenë më korrekt se unë me SHBA. Jo me cdo diplomat amerikan, por me SHBA"

Deklarata e Presidentit u bë sot në mbrëmje gjatë intervistës përballë  ‘Çim Peka Live’ në Syri TV.

 

/Ora News.tv/