"Çështja e Teatrit është e shenjtë dhe kombëtare". Ky është komenti i shkurtër që Presidenti Ilir Meta bëri nga Shkodra, kur u pyet për shembjen e tij dhe për mosreagimin e institucioneve të drejtësisë.

Ilir Meta: Këtu jam me myftiun dhe jam para një vendi të shenjtë. Nuk dua të flas për çështje të tjera. Megjithëse edhe çështje e Teatrit është e shenjtë se është kombëtare.

Presidenti Meta përmendi rindërtimin e xhamisë së Parrucës, pas shkatërrimit nga regjimi komunist në 1967.

Ilir Meta: Unë zgjodha që në këtë natë të bekuar të Kadrit të isha këtu në Shkodër, pasi Shkodra është në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot. Simboli i besimit në zot, por i besimit në vlerat më të mira atdhetare dhe të familjes. Është simboli i harmonisë dhe i bashkëjetesës, por edhe i qëndresës dhe durimit. Vizituam, xhaminë e Parrucës që është ribërë dy herë, e cila u shkatërrua në 67-tën në periudhën e errët të komunizmit, por që u rindërtua me kthimin e demokracisë. Siç e shohim sot kjo xhami e jashtëzakonshme e Parrucës u rindërtua ashtu siç ishte.


/Ora News.tv/