Nga lezha ku mori pjesë në Samitin e Diasporës, presidenti Ilir Meta u bëri thirrje partive për bashkëpunim dhe për të parë më larg.

I pyetur nëse do të iniciojë një tryezë, kreu i shtetit theksoi se duhet punuar për ti hapur rrugën hapjes së negociatave.

Meta: Besoj mesazhi i 2 marsit është më se aktual: Duhet të punojmë për bashkim dhe bashkëpunim, jo vetëm çdo 2 Mars e 28 Nëntor, por çdo ditë, në mënyrë që ta fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave në qershor, bashkë edhe me Maqedoninë e Veriut.

Më parë në fjalën e mbajtur para pjesëmarrësve në samit kreu i shtetit u kërkoi partive të ngrihen përtej interesave të tyre.

Meta: Të na ndihmojë edhe ne të gjithëve për t’u ngritur mbi interesat afatshkurtra dhe të ngushta e për t’i thënë një ‘Po’ të fortë rrugës evropiane të Shqipërisë, bashkë me Maqedoninë e Veriut në qershorin që po vjen.

Ministri për diasporën Pandeli Majko solli në vëmendje mesazhet e kuvendit të Lezhës.

Majko: Atë mesazh të madh që Kuvendi i Lëzhës i ka treguar dhe vazhdon ti tregojë, e do ti tregojë brezave që do të vijnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët, kur ata e ndajnë mendjen të bëhen bashkë.

Po ashtu dhe kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare.

/Ora News.tv/