Presidenti Ilir Meta deklaron se është gati të rishohë datën 13 tetor, datë kur ka dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe fton aktorët për gjetjen e një formule për tejkalimin e krizës.

Kjo ishte përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama një ditë pasi ai u shpreh se nuk e njihte 13 tetorin si datë zgjedhjesh.

Ilir Meta: Jam fleksibël meqënëse mund ti ketë dalë ters në filxhan 13 tetori, jam fleksibël ta rishikoj 13 tetorin. por përpara 17- 18 tetorit, në cdo moment e pres me shumë durim por ende me shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme sepse përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë që se do të dalë me kosto zero, sidomos ata që kanë punuar me shumë përkushtim për të gatuar këtë rrëmujhane sot në Shqipëri."

Kreu i shtetit ndodhej në një aktivitet në Xhafzotaj të Durrësit ku dha dhe një prononcim për median paraditen e sotme (18 korrik). Ai foli per kosto që mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim.  Kreu i shtetit ftoi liderët e politikës të mos humbasin asnjë orë apo sekond nga sot e në vazhdim 

Ilir Meta: "Jam fleksibël meqënëse mund ti ketë dalë ters në filxhan 13 tetori, jam fleksibël ta rishikoj për ta parë 13 tetorin. Për mua ka rëndësi 17-18 tetori. Atë nuk kam mundësi ta shtyj sepse e ka në dorë BE. Kemi futur mik të fortë për të kaluar provimin në vjeshtë. Nuk e kalojme dot kete provim pa bere zgjedhje me standarde. Nuk celen negociatat me qoka nderkombetare por vetem me standarde. Ata që na e duan të mirën na e kanë thënë hapur. Unë, Edi e Luli e dimë shumë mirë. Si të dëshirojnë  

Nëse duan zgjidhje janë të mirëpritur në presidencë. Une do mbaj qëndrimin më parimorë. Duan ta zgjidhin diku tjetër, ata e dinë adresën serioze ku ta zgjidhin dhe une i jap mbështetjen maksimale. Duan të bëjnë pingpongun e përgjjgësisë dhe fajit dakord ata e dinë, 19 tetori do të vijë nuk është i shmangshëm"

Komentoi dhe vendimin e Gjykatës së Durrës e cila refuzoi ti jape mandatin kryebashkiakes se re.

Ilir Meta: "Cdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është demonstrim i rremujehanes që vazhdon në shtetin tonë. Eshtë rezultat i mungesës së respektit për Kushtetutën dhe keqzbatimit të qëllimshëm dhe njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese që u arritën me konsensus unanim. Kjo u demonstrua shumë qartë që në momentin kur një qarkore u bë inekzistent dekreti i presidentit. Nuk ka patur zgjedhje ligjore dhe kushtetuese më 30 qershor. Le ta thotë kush të dojë. Cdo shqiptar dhe nderkombetar qe na thote se gomari fluturon ne mund ti themi qe kjo ndodh në pikturë apo hartë, por ne e dimë që gomari nuk është shqiponjë të fluturojë. Të gjitha këto manovra e manipulime, e qoka perfshi dhe qoka nderkombetare shkojne kunder standardeve nderkombetare qe shqiperia është e detyruar ti zbatojë, sidomos sa i takon zgjedhjeve të lira e të drejta dhe sundimi i ligjit që janë standard i panegociueshëm për të marrë provimin e vjeshtës.  

A i druhet Meta komisionit hetimor?

Ilir Meta: "Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor. I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Cfarë tu themi shqiptarëve: Që e kishte fajin Edi? Luli e Mona? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë para të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ka qenë para Kroacisë por ku është Kroacia sot dhe Shqipëria sot. Kush do të mbajë përgjegjësi"

Në fillim të javës Basha u shpreh i hapur për mbajtjen e zgjedhjeve më 13 tetor, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh dje se negocionte çdo gjë, vetëm jo Kushtetutën.


/Ora News.tv/