Ilir Kulla, analist i njohur i çështjeve ndërkombëtare dhe kombëtare njihet edhe si një nga këshilltarët më të rëndësishëm të Ilir Metës. I ftuar në emisionin “Mos i Fol Shoferit”, ai është ngacmuar nga Rudina Dembacaj duke e pyetur se a ndihet mirë Presidenti sepse duket si për gjynah. Ai qesh dhe shprehet se Meta ndihet shumë mirë.

Rudinia Dembacaj:  Nuk ta dha zoti Meta dietën e tij të famshme që është bërë kockë e lëkurë?

Ilir Kulla: Jo, unë dua dietën time

Rudinia Dembacaj:  Si mik i Ilir Metës që je, a ndihet mirë ai tani, se ne na duket pak si gjynah, ka qenë mashallah, kishte mirëqënie?

Ilir Kulla: Po mirë më duket mua (qesh).



/Ora News.tv/