Ilir Daja i zhgënjyer: Albitrat dhe Europa nuk na duan

Ilir Daja i zhgënjyer: Albitrat dhe Europa nuk na duan

Skënderbeu humbi në sekondat e fundit ndeshjen e 6-të të grupeve të Europa League, rezultat që e ka lënë shumë të zhgënjyer trajnerin Ilir Daja, që menjëherë pas disfatës së Zvicrës ka akuzuar albitrimin si ndikues në rezultat.

Europa na do kaq shumë, saqë problemi fillon që tek mosdhënia e vizave. Sot nuk kishim asnjë sulmues. Sowe i dëmtuar dhe Xhejms nuk mori vizë, nuk kishim asnjë sulmues sot. Në minutën e 74-t patëm një rast për penallti, por arbitri na kërcënon se do hapë raport pas ndeshjes. Normale që na vjen keq kur gjërat shkojnë kështu, pasi kemi filluar një punë që nga fillimi i qershorit. Do dëshironim ta mbyllnim në vendin e tretë. Por nuk kemi çfarë bëjmë, me këtë pashaportën tonë, edhe oficerët e Uefas janë shumë dashamirës.

“Nuk ishte nervozizëm i lojtarëve apo stafit, por nervozizëm nga ana e arbitrit. I thashë që çdo njeri ka hapësirën e vet, dhe nuk mund të më vijë mua 5cm larg, të më flasë.”-përfundon tekniku i korçarëve

EMISIONET