Ilir Daja analizon sezonin: Lojtarët janë të lodhur por respektojmë garën

Ilir Daja analizon sezonin: Lojtarët janë të lodhur por

Skënderbeu është dhe matematikisht kampion i Superligës shqiptare. Por kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i sezonit në elitën e futbollit në vend, trajneri i korçarëve, Ilir Daja ka dal në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Teutën.

Trajneri i bardhekuqve ka theksuar se pavarësisht sigurimit të titullit, skuadra do vlerësoj garën.

"Finalizuam një udhëtim shumë të gjatë, me një diferencë të konsideruar me ekipet e tjera. Madje duke u përballur dhe me situata që ndikuan në aspektin psikologjik.

"Grupi do të ndahet në 2 pjesë. Disa do të stërviten për finalen e Kupës dhe të tjerët për ndeshjen e kampionatit. Kemi finalizuar një rrugë të gjatë dhe të merituar. Megjithëse jemi përballur me situata jo fort të favorshme, flas këtu për UEFA-n.

"Lojtarët janë të lodhur megjithëse dua t’iu them se do ta respektojmë kampionatin deri në fund. Ndeshja e kampionatit do të jetë një shans për të rinjtë. Futbollistët do të ndahen në 2 grupe. Ne këtë e kishim parashikuar që përpara ndeshjes me Kukësin, ku parashikuam se do të mbyllnim kampionatin. Kjo tashmë do të ndodh në pjesën e fundin të kampionatit. Duam ta fitojmë Kupën dhe do të jenë më shumë atje forcat tona. Duam që Sowe të dalë golashënuesi i kampionatit”
,-përfundoj Ilir Daja.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës është programuar për tu luajtur nesër, duke nisur nga ora 19:00.

EMISIONET