“IL Foglio” skuq Ramën dhe italianët: I aftë të shfrytëzojë dobësitë e gazetarisë italiane

“IL Foglio” skuq Ramën dhe italianët: I aftë të

E përditshmja italiane "Il Foglio" ka analizuar në faqet e saj gjestin e solidaritetit që Shqipëria bëri ndaj Italisë në dërgimin e një ekipi mjekësor prej 30 personash në linjën e parë të luftës kundër pandemisë.

"Ti japim një sens, solidaritetit shqiptar, e çfarë dimë ne për Shqipërinë."

"Herë pas here Edi Rama emocionon publikun italian. Po çfarë dimë ne italianët për të e për marrëdhëniet e vendit të tij me Italinë?"

"Deri më 2 prill 2020 , në Shqipëri ka 277 të infektuar, 76 pacientë në spitale e 16 viktima. Shqipëria që nga 10 marsi ndodhet në regjim karantine me masa më drastike se Italia e në këtë kuadër dramatik dhe për qytetarët shqiptarë, qeveria e Tiranës dërgon 30 mjekë e infermierë në Lombardi."

Sipas të përditshmes italiane ky gjest me vlerë simbolike ngrohu zemrën e mjaft italianëve e u përshëndet nga shumë politikanë, por nënvizon se i takon italianëve të komentojnë e të kuptojnë pa barrën e politikës e diplomacisë, gjestin e Shqipërisë në kontestin e tij politik.

Na takon ne të mos kënaqemi me historinë e vendit të varfër me zemër të madhe, si dhe rolin romancier që Shqipëria duket se është e dënuar ta recitoj në infinit të miqësisë italo-shqiptare (që nisi që në kohën e fashizmit)."

Il Foglio e konsidenron kryeminsitrin shqiptar "si të aftë të shfrytëzojë dobësitë e gazetarisë italiane në politikën e jashtme e mbi të gjitha një politikan i diskutueshëm nga këndvështrimi i menaxhimit të fuqisë së brendshme si dhe të një politike të jashtme të paqartë pezull mes Turqisë e BE."

E përditshmja italiane ka kujtuar gjestin e kryeministrit shqiptar më 2015 në Paris pas masakrës në selinë e revistës Charlie Hebdo.

"Rama sfilon në Paris, krah vendeve të mëdha, me 3 lapsa me ngjyra në xhep, në emër të artit e lirisë së shprehjes natyrisht, por shumë funksional për t'i kujtuar të gjithëve, kalibrin e njeriut që drejton vendin më mysliman në Evropë… e dy vite më vonë Rama ekspozon në Bienalen e Venezia skicat e tij të bëra gjatë mbledhjeve politike duke shumëfishuar qarkun mes artit e politikës që gjatë këtyre viteve ka projektuar Tiranën duke e bërë gjithnjë e më të vizitueshme.”

Il Foglio kujton se më 2018-n, "Edi Rama hyn dhe një herë me forcë në politikën italiane, kur ish-ministri i brendshëm Matteo Salvini, ndalon zbarkimin në portin e Katanias të emigrantëve të anijes Diccioti. Ish-ministri i jashtëm Enzo Moaveri Milanesi me një twitt informon se qeveria shqiptare është gati të marr 20 emigrantë, ku që atëherë u prit ngazëllueshëm nga publiku italian me interpretime antropoligjike mbi zemërgjerësinë e kulturës shqiptare e të një populli dikur emigrant e sot i integruar plotësisht."

"Il Foglio" kujton se asnjë nga emigrantët e anijes Diciotti nuk mbërritën kurrë në Shqipëri e të gjithë pothuajse 100% mbërritën në Francë, Gjermani e Belgjikë.

Media italiane i etiketon këto fakte si "social-diplomaci italo-shqiptare "që nuk modelojnë ç’ka ndodhi ditët e fundit duke e konsideruar mbërritjen e 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë një fakt e një ide e mirë politike, jo vetëm për kontributin që do sjellin në këtë moment vështirësie ekstreme, por dhe për eksperiencën profesionale që ekipi shqiptar do marri e do çojë në shtëpi".

"Nuk dua të nënvleftësoj këtë gjest të Shqipërisë, por dua të ju drejtoj në spektrin e motiveve politike që e sollën këtë veprim."

E përditshmja italiane kujton se Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në Evropë, 130 mjekë çdo 100 mijë banorë, vetëm 3 spitale për të infektuarit me Covid-19, një numër të limituar ventilatorësh e respiratorësh e me mjekë që paguhen 500 euro në muaj.

"Nuk uroj që pandemia të shpërthej në Shqipëri, por në rast se ndodh ushtria, kryqi i kuq, mbrojtja civile italiane do të jenë të përfshirë si ka ndodhur dhe më parë."

"Il Foglio" e mbyll analizën e saj me mendimin se "mjekët që Edi Rama solli të ndihmojnë Italianë janë fryt i një kontesti e llogaritjes politike e që vijnë nga një strategji që kërkon nga jashtë konsensusin e zgjidhjeve gjithmonë e më të munguara në atdhe. Duhet që shqiptarët të marrin vëmendjen e vërtetë të kombinuar me angazhimin e politikës, për ndërtimin e një Shqipërie reale, jo e dënuar për të jetuar në imagjinatën e kujdestarit të saj."

EMISIONET