IKMT-ja ''zbarkon'' në Lezhë: Kryebashiaku Ndreu “debatoi” me Lleshajn, por mbështeti aksionin

IKMT-ja ''zbarkon'' në Lezhë: Kryebashiaku Ndreu

Pas Shkodrës, fadromat e IKMT-së zbritën në Lezhë ku nisi aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ndërhyrja u kundërshtua nga kryebashkiaku i Lezhës në një takim me Ministrin e Brendshëm, por strukturat e bashkisë ishin në terren  në mbështetje të aksionit.

Lezhë- Pak ditë më parë ndërsa kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ndodhej në një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se do të kundërshtonte aksionin e IKMT nëse më parë bashkia nuk do të vihej në dijeni për prishjet

Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë Lezhë deklaroi me 10 qershor 2020: ''Të vijë IKMT-ja të bëjë rrëmuja, pa ditur fare bashkia. Nëse bëhet kjo, unë si bashki refuzoj të marr pjesë në të tilla aksione.''

Por kur fadromat e IKMT-së zbarkuan në bregdetin e Talës të mërkurën e 17 qershorit 2020, për të prishur ndërtimet pa leje , strukturat e bashkisë ishin në krah të tyre bashkë me forcat e Policisë së Shtetit.

Aksionin e kundërshtuan pronarët e ndërtimeve, me argumentin se nuk ishin njoftuar sipas ligjit për ndërhyrjen.

''Kanë qenë parmbrëmë këtu dhe i kam thënë zotëri ka ndonjë problem ky objekt? Jo objekti është në rregull tha.''

Nuk munguan as momentet e tensionit dhe përplasjet.

''Kam për t'ju hedh në gjyq.''

Selektiviteti ishte një tjetër akuzë, ndërsa disa pretenduan se kishin dokumentacion të rregullt.

'' Selektive është 100%, se na kanë zbarku dje. Është bërë këtu, atje. Lë atë, lë atje. Vjen papritmas që të shembë djersën tonë.''

17 objekte do të shemben në bregdetin e Talës dhe 36 të tjera në Shëngjin.

Javën që lamë pas IKMT-ja shembi 24 objekte pa leje në bregdetin e Velipojës.

Edhe atje aksioni u shoqërua me kund1ërshtime, ndërsa bashkia e Shkodrës ka bërë padi ndaj inspektoriatit. 

Aksioni vijoi edhe pse e gjithë zona ishte përfshirë nga reshje të shumta të shiut.


EMISIONET