Lazio është pa diskutim skuadra e momentit jo vetëm në futbollin Italian por edhe atë Evropian.
Bardhekaltrit janë duke zhvilluar një sezon përtej pritshëmërive në Serie A duke kryesuar aktualisht tabelën e klasifikimit. Drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare, kërkon ta përforcojë edhe më tepër skuadrën.
Emri që përflitet për të veshur fanellën e Lazios është Memphis Depay, i cili aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë. 26-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me francezët, ndërkohë që italianët janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për kartonin e tij.
Depay prej vitesh është një nga futbollistët më të kërkuar ku Milani shpesh ka shprehur dëshirën për të siguruar shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese.
/Ora News.tv/