Igli Tare nis "gjuetin" , tenton mesfushorin brazilian të Lille

Igli Tare nis "gjuetin" , tenton mesfushorin brazilian të Lille

Merkato është në një periudhë "gjumi" por jo Igli Tare i cili është vendosur në ndjekje të elementëve të tjerë cilësor për Lacio-n e tij.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane dhe ato franceze, futbollisti i fundit i vëzhguar nga drejtori sportiv i kryeqytetasve është Luiz Araujo i cili aktivizohet në Ligue 1, në radhët e Lille.

21-vjeçari ka shënuar vetëm 1 gol në kampionatin francez, por shihet si një talent me të ardhme. Sipas të gjitha gjasave sulmuesi brazilian do të nënshkruaj me lacialët, ndërsa në arkat e klubit francez mund të derdhet një shifër prej 9 milionë euro.

EMISIONET