Igli Tare mban në ankth Milanin, ja kur vendoset e ardhmja

Igli Tare mban në ankth Milanin, ja kur vendoset e ardhmja

Orët bëhen minuta dhe minutat-sekonda. E ardhmja e Igli Tares është vetëm një hap larg Milanit. Ish-bomberi i kombëtares shqiptare po kërkohet me ngut nga Milani dhe oferta kuqezi duket se e ka entuziasmuar tejmase drejtorin sportiv të Lazios.

Madje, sipas gazetarit të "Sky Sport", Gianluca Di Marzio, marrëveshja mes Tares dhe Milanit do të zyrtarizohet sot. Gjithsesi, në fakt, drejtuesi do i jap fjalën kuqezinjve se do të jetë një nga drejtuesit e tyre në sezonin e ardhshëm dhe më pas të hedh të zezën mbi të bardhë.

Një situatë që ka ngjallur, Claudio Lotiton, i cili në adresë të Tares ka nisur një ofertë të re për t'i rinovuar kontratën. Ajo aktuale përfundon në vitin 2022, por në kushtet e reja mendohet se do të jetë deri në vitin 2023.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Tares, por pista që dërgon Milanin te ai nuk është thjeshtë një ide, është diçka më tepër.



EMISIONET