Mauro Icardi edhe pse e nisi sezonin në radhët e Psg me ritëm të shfrenuar duke se ka stopuar aktulaisht duke prishur edhe marrëdhëniet me shokët e repartit tek klubi francez.

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se Juventusi po mendon seriozisht për ish-kapitenin e Interit dhe se është gati të rikthehet në garë për ta transferuar në Torino, menjëherë pas fundit të sezonit.

E pyetur në lidhje me këtë çështje, bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas, Wanda Nara nuk e mohoi, por shtoi se në futboll ka të papritura dhe se të ardhmen do ta vendosë vetë Icardi në fund të sezonit.

“Nuk e di nëse Mauro do të shkojë te Juventusi, ashtu si nuk e di nëse do të vazhdojmë të jetojmë në Milano apo në Paris. Futbolli është i tillë dhe vendimin do ta marrë vetë Mauro në fund të sezonit, ndërsa ne të familjes do ta ndjekim”, deklaroi Wanda Nara.

/Ora News.tv/