Icardi sinjal Interit: Shtëpia ime e re po vjen!

Icardi sinjal Interit: Shtëpia ime e re po vjen!

Edhe pse ka dalë jashtë planeve të trajnerit të Interit, Antonio Contes, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi këmbëngul se nuk do të largohet nga zikaltërit të paktën gjatë kësaj merkato vere.

Argjentinasi ka "thyer" heshtjen, duke pohuar se shtëpia e tij e re në Milano ka nisur të ndërtohet.

"Shtëpia ime e re po vjen!"-shkruan Icardi në "Instagram".

Numri 9 i është marrë nga Romelu Lukaku tashmë, por Icardi besohet se do të zgjedh numrin 7-të te zikaltërit, numër që e mban edhe te kombëtarja Albiceleste.

 Antonio Conte dhe Beppe Marotta tashmë e kanë bërë të qartë se ai është i tepërt me kërkesat, megjithëse vendimi i tyre për të izoluar 26-vjeçarin mund të sillte kaos në klub, ku telashet ligjore janë ato që kërcënojnë klubin nga dita në ditë.

 




 

View this post on Instagram

 








My New Home is Coming ⏳

EMISIONET