Icardi përgatit gjyqin, avokati i argjentinasit: Ja çfarë më tha Interi

Icardi përgatit gjyqin, avokati i argjentinasit: Ja çfarë

Durimi merr fund. Mauro Icardi ka vendosur të hedh poshtë çdo ofertë të ardhur te Interi për të dhe për tu inkuadruar në skuadër kërkon të hedh në gjyq klubin zikaltër.

Lajmi bëhet i ditur nga avokati i sulmuesit, Giuseppe Di Carlo, i cili thotë se Interi po e trajton në mënyrë të padrejtë dhe se gjykata do të vendos të ardhmen e Icardit.

"Në fillim të gushtit i dërgova një paralajmërim në klub që Icardi të përfshihet plotësisht në stërvitje. Në përgjigje të saj, unë mora një shënim zyrtar nga kompania ku thuhej se ai tashmë është në grup, por nuk bën pjesë në planet e stafit. Aty konsiderohej në mënyrë të njëanshme për shitje përkundër një kontrate deri në qershor 2021 dhe vullneti i tij i deklaruar për ta respektuar atë.

"Kjo është një praktikë e vendosur edhe nga klube të tjera, por pyes veten: a është e drejtë? Ky arbitrazh mund të bëhet çështje ligjore për të ardhmen. Ne synojmë të tregojmë që një futbollist nuk mund të trajtohet ashtu. Sipas mendimit tim, nuk ka asnjë mënyrë që të marrim një rezolutë, por duam trajtim të barabartë me lojtarët e tjerë të Interit. Tani le të shohim se çfarë lloj përgjigje do të ketë. Nëse Icardi largohet, ne do ta heqim padinë në të kundërt do të kërkojmë 1.5 milion euro dëmshpërblim."-përfundoi Di Carlo.

Mosmarrëveshjet mes Icardit dhe Interit kanë nisur prej fundit të sezonit të fundit. Zikaltërit i hoqën shiritin e kapitenit për shkak se kërkonte një pagë prej 10 milionë euro dhe gjatë merkatos së kësaj vere, skuadra kërkoi një ekip të ri për të.

Por, ofertat e ulëta në adresë të Icardit nuk e kanë bindur Interin për ta shitur. Për kartonin e 26 vjeçarit, Interi kërkon jo më pak se 65 milionë euro, me Juventusin dhe Napolin që ishin skuadrat më të interesuara për të.

Ndërkohë, në orët e fundit ka një interes nga klubet e La Liga, Atletico Madrid dhe Valencia. Mbetet të shihet se kush do të jetë e ardhmja e Icardit, me merkaton e verës që mbyllet në orën 22:00 të së hënës mbrëma.

EMISIONET